Komisioni Parlamentar për Infrastrukturë e ka kaluar projektligji për ndryshim/plotësimin e Ligjit për Automjete, që heq detyrimin për homologim të veturave të reja dhe të përdorura që vijnë nga shtetet e BE-së, Zvicra dhe Norvegjia.
Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati përmes një statusi në Facebook.
Ai ka theksuar se “vullneti i qytetarëve nënshkrues të peticionit po zbatohet”.
Njoftimi i plotë i Muratit:
Në Komisionin për Infrastrukturë, sapo kaloi projektligji për ndryshim/plotësimin e Ligjit për Automjete, që heq detyrimin për homologim të veturave të reja dhe të përdorura që vijnë nga shtetet e BE-së, Zvicrra dhe Norvegjia.Falenderoj të gjithë anëtarët e Komisionit që i dhanë mbështetjen këtij ndryshimi, dhe shpresoj që së shpejti ky projektligj të marrë mbështetjen edhe në seancë plenare.
Vullneti i qytetarëve nënshkrues të peticionit po zbatohet!
Kamberi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Ko...
Kërcënimet e Vuçiqit, ministri Nufi: Ndihemi të sigurt, Shqi...
Aksident me fatalitet në Prizren, vdes një 29 vjeçar
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private