Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi ka thënë se Lugina e Preshevës është duke kaluar ndër sfidat më të rënda që ka pasur ndonjëherë.
Kamberi, në një takim që pati sot me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu tha se në Luginë po ndodh një diskriminim i madh që po zhvillohet përmes represionit ekonomik, shkruan arbresh.info.
“Lugina e Preshevës po kalon ndër sfidat më të rënda që i ka pasur. Një diskriminim perfid që është duke u zhvilluar me një represion ekonomik në vazhdimësi. Kërkon një qasje krejtësisht tjetër sidomos nga Kosova”, ka thënë Kamberi.
Ai shtoi se po tentohet që përmes bizneseve në Kosovë dhe Luginë të barten përvojat e Kosovës atje.
“Po tentojmë që përmes bizneseve të Kosovës që përvojat e arritura në Kosovë të barten në Luginë të Preshevës në mënyrë që në këtë formë të krijojmë vende pune për të rinjtë që në mungesë të përspektibës po ikin drejt vendeve të Evropës”, u shpreh Kamberi
Ai tha se komuna e Bujanocit është në një situatë kur në një afat shumë të shkurtër do të vijë në një gjendje siç është Medvegja./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1456425001089254/
Kurti paralajmëron takime me opozitën për Presidentin
Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të j...
Vdes prifti Dom Kelmend Spaqi, që gjatë luftës lajmëronte if...
FMN: Ekonomia e Kosovës në rritje më të ngadaltë, rreziqet p...
Trump thotë se SHBA është afër “ta mbarojë punën” në Iran, p...
Viktor Buzhala largohet nga partia Guxo: “Nuk më mjafton të ...