Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Hotelerisë” në Kosovë për tremujorin e parë (TM1) të vitit 2017.
Në tremujorin e parë të vitit 2017 pjesë e anketës ishin 130 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.
Pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në rajonin e Prishtinës, Gjakovës, Ferizajt, etj. Sipas anketës, kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi ishte 10.11%.
Në këtë tremujor (TM1 2017), numri i vizitorëve ishte 24 533, prej tyre 31.89 % ishin vizitorë vendorë dhe 68.11% ishin vizitorë të jashtëm.
Kurse, numri i bujtjeve në TM1 2017 ishte 36 080, prej tyre 27.22 % e bujtjeve janë nga vendorët dhe 72.78 % janë nga të huajt.
Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka rajoni i Prishtinës me 15 047 vizitorë dhe 23 246 net-qëndrime.
Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, e kështu me radhë.
Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh i tyre ishte nga Shqipëria, Turqia, Gjermania, etj.
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...
Bislimi publikon letrën nga BE: Komisioni ka vendosur për he...