Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, nesër zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë, ku është paraparë të mbahet mbledhja e parë e Komitetit Drejtues për themelimin e tregut të përbashkët energjetik Shqipëri-Kosovë.
Gjiknuri do të jetë në krye të një delegacioni në përbërje të të cilit do të jenë Kryetari i Entit Rregullator të Shqipërisë Petrit Ahmeti, administratori i OSHEE-së, Adrian Çela, administratori i OST-së, Engjell Zeqo dhe administratori i KESH-it, Agron Hetoja.
Delegacioni me në krye ministrin Gjiknuri do të pritet në takim nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Blerand Stavileci. Nën drejtimin e dy ministrave do të mbahet mbledhja e parë e Komitetit Drejtues për themelimin e tregut të përbashkët energjetik Shqipëri-Kosovë.
Sipas agjendës së Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë në Shqipëri, pas takimit të dy ministrave dhe mbledhjes së parë të Komitetit Drejtues për themelimin e tregut të përbashkët energjetik Shqipëri-Kosovë, në mesditë të dy ministrat do të vënë gurthemelin e Linjës 400 kV Kosovë-Shqipëri, njofton Kosovapress.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...