Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministrja e Financave, Hykmete Bajrami takuan sot guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, me të cilin biseduan për rolin dhe mundësitë që ka BQK-ja për ta mbështetur Qeverinë në realizimin e Pakos së rimëkëmbjes ekonomike.
Me këtë rast, Kryeministri Hoti kërkoi që Banka Qendrore e Kosovës të ketë rol aktiv në krijimin e parakushteve për realizimin e Pakos së rimëkëmbjes ekonomike, sidomos sa u përket masave që kanë të bëjnë me Garantimin dhe Riprogramimin e Kredive, por edhe me rritjen dhe ruajtjen e likuiditetit, si dhe masave të tjera që kanë të bëjnë me lehtësimin e lëvizjes së bashkatdhetarëve tanë dhe kostove, në mënyre që të sigurohet ardhja e tyre në Kosovë.
Ndërsa, guvernatori Mehmeti shprehu gatishmërinë e BQK-së për të bashkëpunuar me Qeverinë e Kosovës në përballim të sfidave ekonomike të vendit./arbresh.info
Policia e Kosovës shpallë në kërkim katër persona për veprën...
Presidenti iranian konfirmon se Ministri i Inteligjencës ësh...
Nuk gabojnë Ballkani e Drita, bie Prishtina, ngritet Gjilani...
Hyseni: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit janë p...
Ministria: Qytetarët që s’i kanë pranuar subvencionet për rr...
Përfundon aksioni në ARBK, zyrtaret e ARBK-së dyshohen për n...