Hetemi: E kam ftuar Pacollin të investojë në Banjën e Vuçës

13:03 | 9 Qershor 2025
Gita

Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka bërë të ditur se ka ftuar biznesmenin kosovar, Rrahim Pacolli të investojë në fshatin Vuçë, konkretisht në Banjën e këtij fshati, e cila ka veti shëruese.

Për Arbresh.info, Hetimi thotë se investimi në  Banjën e Vuçës, përveç që do të ndihmonte në punësimin e qytetarëve të kësaj ane, do ndihmonte edhe në shëndetin e shumë qytetarëve, të cilët do ta vizitonin këtë banjë, e cila ka shumë veti shëruese.

“Deri më tash janë hap shtatë deri në tetë biznese, katër banka, disa i kanë marr disa lokale, kanë plane, duan të hapin restorante, pizzeria. Para dy jave në fshatin Vuçë kemi qenë me z. Pacolli, e kemi vizituar një Banjë që është atje, e kam ftuar, i kam bërë thirrje që të vjen të investon, për të mirën e qytetarit dhe punësimin e tyre, por është një banjë e mirë dhe shëruese”, tregon Hetemi.

Sa i përket punës së Komunës së Leposaviqit, ai tregon se disa projekte janë në qendër të qyteti dhe disa të tjera në tre fshatra me shumicë shqiptare.

“Ne kemi pasur tre projekte këtu në qendër, të cilat veç janë në përfundim, ndërsa në tri fshatra shqiptare, Kushtovë, Cerajë,  Bistricë, edhe atje v ec kanë nisur punimet”, thotë Hetemi./Arbresh.info/

LEXO EDHE 

Hetemi: Situata e sigurisë në Leposaviq më e mirë se në disa komuna që janë në jug të Kosovës

Hetemi: Situata e sigurisë në Leposaviq më e mirë se në disa komuna që janë në jug të Kosovës