Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka dal në mbështetje punëtorëve shëndetësorë të cilët kanë protestuar sot para Qeverisë së Kosovës me kërkesën që Ligji i Pagave të implementohet deri në janar.
Haradinaj ka thënë se kërkesë urgjente e AAK-së është që Ligji i Pagave të dërgohet për miratim në Kuvendin e Kosovës si dhe të përpilohet buxheti i ri në përputhje me nevojat që reflektojnë në përballjen me situatën e rëndë ekonomike.
Shkrimi i tij i plotë:
Kosova po hyn në krizë të thellë sociale. Qytetarët kanë filluar të përballen me mbijetesë. Rritja enorme e çmimeve ka goditur çdo shtresë të popullsisë.
Qeveria e Kosovës, i ka lënë në pozitë të vështirë kategoritë të cilat kanë bartur barrën kryesore të përballjes me pandeminë, si pasojë e së cilës edhe ekonomia edhe bizneset kanë përjetuar goditje të rëndë.
Për krejt këto arsye, sot jam me punëtorët shëndetësorë që protestojnë për të drejtat e tyre.
Qeveria duhet të kthjellohet urgjentisht dhe të konsiderojë të gjitha masat e nevojshme që e lehtësojnë përballimin e kësaj situate të rëndë.
Kërkesa jonë urgjente është që Ligji i Pagave të dërgohet për miratim në Kuvendin e Kosovës, si dhe përpilimi i buxhetit të ri të jetë në përputhje të plotë me nevojat imediate që reflektojnë përballjen me situatën e rëndë ekonomike e sociale.
RH/arbresh.info/
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit