Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Bedri Hamza nuk pret që Qeveria Kurti të realizojë premtimet dhe projektet e paraqitura me programin qeverisës, meqë sipas tij, të njëjtat nuk janë të reflektuara në buxhet.
Në seancën e Kuvendit të Kosovës ku në rend dite është shqyrtimi i dytë i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit mbi ndarjet buxhetore, Hamza ka thënë se projektligji nuk është i duhuri dhe nuk reflekton nevojat e qytetarëve.
“E kuptoj që buxheti përveç dokumentit profesional është edhe dokument politik, mirëpo megjithatë kam prit që në mes dy leximeve do të ketë një përmirësim, brenda mundësive reale jo me i tejkalu ato, por kjo në fakt nuk ka ndodh dhe besoj që deputetët, mbi të gjitha edhe kërkesat e komunave, që nuk ka kush përveç deputetëve me i përfaqu këto, është dashur me u marr dhe me u trajtu më seriozisht. Është parë qartë që janë bërë disa ndryshime simbolike. Janë marrë në konsideratë disa amandamente simbolike të disa deputetëve të pozitës, dhe ka pasur një marrëveshje, që nuk e shoh të keqe por është mirë me e pranu, një marrëveshje në mes të partnerëve të koalicionit, sidomos Lëvizjes Vetëvendosje, të komuniteteve jo shumicë dhe Listës Serbe”, ka thënë Hamza./arbresh.info/
Sot tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotimin ...
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...