Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Grave, “Prowoman” ka organizuar një panel në mbështetje të Innovation Centre Kosovo (ICK) .
Në këtë panel, u diskutua tema “Gruaja, puna dhe vullneti për lidership”, ku gratë prezentë, shpalosën përvojën e tyre nga karriera profesionale në sektorin e bankave dhe sigurimeve.
Ato, po ashtu dhanë këshilla me vlerë për gratë dhe vajzat, shkruan arbresh.info.
Hamide Pacolli Gashi nga Banka Ekonomike u tha se gjeneratat e reja duhet të rriten me mëndimin që fëmijët janë të barabartë dhe se dy gjinitë t’i kenë mundësitë e barabarta.
“Ne duhet që gjeneratat e reja t’i rrisim në mënyrë të barabartë prej fëmijërisë dhe t’ju tregojmë se mundësitë në jetë i kanë të njëjta të dy gjinitë”, u shpreh Pacolli-Gashi.
Iliriana Toçi nga Raiffeisen Bank Kosova tha se vajzat nuk duhet të vetëkënaqen dhe stagnojnë sapo të marrin një vend pune. “Është edhe kjo fazë që kërkon inkurajim dhe mbështetje. Ato kanë kapacitet të arrijnë pozitat më të larta dhe të gjitha sfidat janë të tejkalueshme”.
Në anën tjetër, Anila Pishtari nga SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA – Kosovë ndau mendimin rreth çështjes së pozitës së gruas në Kosovë.
“Gratë dhe vajzat që kanë një qëllim, një ëndërr për një profesion duhet ta ndjekin atë, sepse kur dika e do, do e bësh më së miri. Ato duhet ta zgjedhin profesionin me passion”, ka thënë ajo. /arbresh.info/
Irani i vendosur: Do të luftojmë deri në një fitore të plotë
27 vjet nga bombardimet, Kurti: Ndërhyrja e NATO-s hapi rrug...
PDK: Vendimi për KQZ-në hap rrugë për abuzime zgjedhore
Hadërgjonaj: Jemi të motivuar maksimalisht, besoj që kemi at...
Kurti pritet me tortë në Mitrovicë për ditëlindje
Aksident trafiku në Vranidoll të Prishtinës, shtatë të lëndu...