Gjysma e të gjithë të rinjve në Kosovë janë të papunë.
Ndërsa, rreth 60% e të rinjve do të largoheshin nga vendi nëse u jepet mundësia.
Kështu ka bërë të ditur Instituti GAP përmes një publikimi në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë.

Aty thuhet gjithashtu se në këtë ditë duhet të reflektohet mbi sfidat me të cilat përballen të rinjtë.
“Sot është Dita Ndërkombëtare e Rinisë! Kjo është një ditë për të reflektuar mbi sfidat me të cilat përballen të rinjtë.
Të dhënat tregojnë për një situatë të vështirë për të rinjtë në Kosovë:
? 49.4% e të rinjve kosovarë janë të papunë;
? Mbi 32% e të rinjve janë të papunë dhe nuk vijojnë shkollën e as trajnim;
? Vetëm 21% e të rinjve janë shumë të kënaqur me cilësinë e arsimit;
? 59% e të rinjve do të largoheshin nga vendi nëse u jepet mundësia”, thuhet në publikim./arbresh.info/
Kamberi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Ko...
Kërcënimet e Vuçiqit, ministri Nufi: Ndihemi të sigurt, Shqi...
Aksident me fatalitet në Prizren, vdes një 29 vjeçar
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private