Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS), ka njoftuar se nga 5 janari fillon pagesa e të drejtave në para nga mbrojtja sociale, mbrojtja e fëmijëve dhe mbrojtja civile për dhjetorin e vitit 2020.
Në mënyrë që të shmangen turmat përpara bankave dhe për të mundësuar mbrojtje më të madhe të shfrytëzuesve të asistencës sociale në kushte rreziku nga virusi COVID-19, Ministria informon se pagesa do të bëhet në dy grupe:
Në filialet dhe ekspoziturat e bankave, në përputhje me renditjen e alfabetit i përcaktuar, sipas shkronjës së parë të mbiemrit, edhe atë nesër për personat mbiemrat e të cilëve fillojnë me: – A, B, V, G, D, Gj, E, ZH, Z, X, I, J, K, L, LL, dhe me 8 janar të premten personat mbiemrat e të cilëve fillojnë me M, N, NJ, O; P, R, S, T, Q, U, F, H, C, Ç, XH,SH.
Shfrytëzuesit e të drejtave në para të cilët posedojnë kartela debitore do të mund t’i tërheqin paratë nga bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa me kartela në rrjetet e shitjeve apo përmes bankave elektronike dhe në celular, prej nesër 5 shtator i vitit 2021./Arbresh.info/
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...
BBC: Raportohet për sulme raketore në Teheran