Deputetja e PDK’së, Eliza Hoxha, ka folur për mundësinë e tërheqjes së 30 për qind nga Trusti Pensional i Kosovës. Thotë se qytetarët do të mund të zgjidhnin për të tërhequr këtë shumë apo ajo.
“Kjo iniciativë është munduar në forma të ndryshme edhe të devijohet sepse mendoj se është e rëndësishme me cek se nuk po i detyrojmë njerëzit me i marrë ato para”, tha Hoxha në T7.
“Munden edhe mos mi marrë”, shtoi ajo.
Hoxha kritikoi qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, pasi sipas saj, nuk ofroi alternativa për tu dalë në ndihmë qytetarëve.
“Ideja ka qenë se meqenëse kanë qenë të vonshëm në shumë procese por edhe të ngathët dhe pa veprime në procese të caktuara në krizën që e ka kapluar Kosovën që nga pandemia apo edhe në Pakon e Ringjalljes, s’kemi pasur një pasqyrë llogaridhënëse se si kanë shkuar ato para”, tha Hoxha.
“Ideja që të kthehemi të Trusti, te paratë të cilat janë të qytetarëve, dhe ideja që të ndalohet ky proces nuk e kuptoj. Nuk japin alternativa tjera. Ata s’kanë ofruar alternativa tjera”, theksoi jo.
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...