
Gashi është pyetur se çfarë do të ndodhë me 200 mijë numrat e Telekomit që i shfrytëzon Z-Mobile, pas shkëputjes së kësaj kontrate, shkruan arbresh.info.
“200 mijë numra janë të caktuar për përdorim nga Telekomi, por që përdoren nga operatori virtual Z-Mobile e ka autorizimin e përgjithshëm për shfrytëzim të numeracionit. Nuk është obligim që operatorët të kenë operator virtual”, ka thënë ai.
Gashi ka shtuar se momentalisht ekzistojnë vetëm dy operatorë të plotë.
“Në Kosovë ekzistojnë dy operatorë të plotë, Telekomi dhe Ipko ndërsa për operator të tretë duhet të ketë tender ose ankand”, ka thënë ai.

E deputetja, Albulena Haxhiu ka pyetur nëse është e vërtetë që Z-Mobile tash e disa vite nuk i paguan 27% Telekomit të Kosovës.
Por, Gashi ka deklaruar se nuk ka informacione.
Ndërsa anëtari i këtij komisioni, Haxhi Avdyli ka pyetur se çfarë do të ndodhë nëse vazhdohet kontrata me Z-Mobile e punëtorët realizojnë kërcënimet për largim nga vendet e punës.
Gashi ka shtuar se çështja duhet të realizohet brenda operatorëve dhe vendimi merret pas konsultimit me punëtorët dhe menaxhmentit.
“Nëse Z-Mobile ankohet te ne çështja duhet të zgjidhet me operatorin amë, raportet që ata kanë dhe besoj që edhe punëtorët dhe menaxhmeti bëjnë punë në të mirë të operatorit. Nuk ka ndodhë askund në botë me u ndërpre shërbimi fizik i një operatori, por nuk besoj që kjo çështje do të zgjidhet pa një marrëveshje”, ka thënë Gashi./arbresh.info/
“Çfarë pritje!” – Guardiola mahnitet nga pritja vendimtare e...
Arrestohet kosovari në Tiranë, kërkonte 100 mijë euro nga 26...
Publikohet fotografia e Epstein me Princin e Arabisë Saudite
Haxhiu: 45 vjet burg për ish-krerët e UÇK-së është fyerje pë...
BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel ma...
Nga sot, Policia me kontrolle të shtuara për kamionë dhe aut...