Në Burgun e Sigurisë së Lartë në Kosovë do të rregullohen disa fushat.
Për këtë tashmë është hapur tenderi dhe vlera që është paraparë për shfrytëzim është 10 mijë euro, shkuan arbresh.info.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin për kontratë të bërë publik ne faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik. Aty thuhet gjithashtu se kohëzgjatja e kontratës është 45 ditë.

Gjithashtu në të njëjtin njoftim janë cekur edhe kushtet e pjesëmarrjes, ndër të tjera thuhet se ‘operatori Ekonomik duhet te ketë te kryer me sukses kontratë-a për punë të ngjashme në vlerë minimum 12,000.00 euro në tri vitet e fundit nga data e publikimit te njoftimit për kontratë.
Lloji i procedurës është i hapur ndërsa ofrimi i çmimit më të ulët është një ndër kriteret për dhënie të kontratës.
Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve është data 11.08.2020, e po atë ditë do të d të bëhet edhe hapja e tyre.
Në të njoftimin njoftim thuhet se çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues, në bazë të nenit 108/A të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për kontratë./arbresh.info/

Ish-ministri dhe gjashtë zyrtarët e arrestuar për korrupsion...
“Flasim me grushte”, Joshua i bën thirrje Tyson Furyt për nj...
Mbetet pa ujë një zonë në Fushë Kosovë pas shpërthimit të nj...
Amerika kryen sulme “masive” kundër ISIS-it në Siri
Presidenti Begaj: Gazetaria është profesioni më i bukur në b...
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë