Ka dështuar shqyrtimi i projektligjit për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike, në Komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, për shkak të mungesës së ministri Blerim Kuçi dhe zëvendësministrit.
Anëtarët e Komisionit kanë miratuar propozimin e Mimioz Kusari-Lila, që në mbledhjen e radhës ministri Kuçi të raportojë për emërimet e anëtarëve të përkohshëm në bordet e ndërmarrjeve publike.
“Propozoj komisionit të ftojë Blerim Kuçin për të raportuar për Emërimet në Bordet e përkohshme dhe për brengat e punëtorëve të Trepçës dhe poashtu kemi problem përmbajtësor me funksionimin e Hidrocentraleve në veçanti me licencimin dhe rilicencimin”
Të ftojmë edhe ministrin Vesel Krasniqi të vije dhe të tregoj për problemet e prodhuesit dhe transportuesit kosovar.
Poashtu të ftojmë edhe përfaqësuesit e zyrës së rregullatorit dhe energjisë të flasin për tri hidrocentralet e Deçanit”, tha ajo./EO/
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...