Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas shtrenjtimit të çmimit të vajit nga tregtarët në Kosovë për 100% brenda 24 orëve.
Haradinaj e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti se a është në tokë të bukës.
“Vepro ose lësho rrugë Albin Kurti A je në tokë të bukës o Albin Kurti. Kush është ka ta saboton shtetin?! A po sheh se matrapazët po ta godasin popullin. Një litër vaj brenda natës po të shtrenjtohet gati dyfish!A je edhe ti pjesë e këtij skenari, apo je shndërruar në “komisar për moral”!Zgjohu o Kryeministër e kryje detyrën që ta ka dhënë populli, ose lësho rrugë. A po e sheh se është ka soset durimi”, ka shkruar Haradinaj./arbresh.info/
Pensionisti proteston para Kuvendit: 43 vjet punë, prej 201...
Lista Serbe nuk do ta përkrahë Qeverinë e re të Kurtit
Abdixhiku: LDK-ja shpreh gatishmëri për bashkëpunim instituc...
Hamza para deputetëve: PDK do të jetë gardiane e Kushtetutës...
Kurti prezanton kabinetin qeveritar, këta janë emrat
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të ketë dyfishim të shtesav...