Edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka bërë deklarimin e pasurisë në Agjencinë kundër Korrupsionit.
Ajo nuk ka deklaruar asnjë punë për bashkëshortin e saj, por ai ka në pronësi pasuri rreth 1.5 milionë euro, shkruan arbresh.info.
Deliu-Kodra ka bërë të ditur se vlera e pasurisë së paluajtshme që burri i saj ka në pronësi arrin në saktësisht 1.340 milionë euro.

Por, vet deputetja në pronësi të saj nuk ka as banesë, shtëpi apo tokë.
Bashkëshorti i saj ka veturë në vlerë 30 mijë euro, ndërsa ajo veturë në vlerë 20 mijë euro.

Ajo ka të kursyera edhe 425 euro në njërën nga institucionet financiare në vend.
Ajo ka deklaruar pagë vjetore nga Kuvendi i Kosovës në vlerë 18,570.24 euro, mëditje në vlerë 1,346.88 euro, dhe pagë nga Universiteti i Prishtinës në vlerë 408.00 euro./arbresh.info/

Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...