Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott kanë mbajtur një takim virtual njoftues.
Mes ministrit Kuçi dhe Ambasadorit Abbott u diskutua për mbështetjen e Britanikëve në përzgjedhjen meritokratike të anëtarëve të bordeve të ndërmarrjeve publike qendrore.
Në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar me Kryeministrin Avdullah Hoti për rekrutimin e pozitave të larta drejtuese me asistencën e Britanikëve, ministri Kuçi e siguroi ambasadorin Abbott për zhvillimin e këtij procesi në tërësi sipas udhëzimeve të tyre dhe me transparencë të plotë.

Ndër të tjera u fol edhe për situatën e krijuar ekonomike, pas efektit të pandemisë COVID-19, dhe për projeksionet që Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit në zhvillim ekonomik.
Krahas kësaj mes ministrit Kuçi dhe Ambasadorit Abbott u diskutua në terma të gjerë edhe energjia dhe ambienti. /arbresh.info/
Trump do të lëshojë në qarkullim një monedhë ari 24 karatësh...
Qeveria e Shqipërisë shpall zonat e reja me përparësi zhvill...
Kosova mposhtet nga Bosnja në hendboll, zbehen gjasat për ku...
Mbi 20 masa ndëshkuese nga inspektimet në dy ditët e fundit
Kush përfiton nga heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës?
Gjenerali amerikan: Nuk po përgatitemi për pushtim të Kubës