Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka miratuar udhërrëfyesin për zbatimin e procesit të rishikimit mbikëqyrës (SREP: Supervisory Review and Evaluation Process), që mundëson zbatimin gradual e Procesit të Rishikimit Mbikëqyrës, duke marrë parasysh specifikat e sektorit bankar, për të siguruar që praktikat mbikëqyrëse të jenë të përshtatshme dhe proporcionale me madhësinë, fushëveprimin dhe kompleksitetin e sistemit tonë bankar.
Sipas njoftimit të BQK-së, qëllimi kryesor i SREP-it, është monitorimi dhe vlerësimi i vazhdueshëm i rreziqeve ndaj të cilave ekspozohen bankat, si dhe krijimi i një strategjie mbikëqyrëse të përshtatshme, që ruan dhe avancon sistemin bankar në tërësi, që i kontributin stabilitetit financiar të vendit, shkruan Arbresh.info.
“Zbatimi i Procesit të Rishikimit Mbikëqyrës për banka (SREP) është në kuadër të aktiviteteve reformuese në linjë me objektivat e planit strategjik të BQK-së, ndërsa përmbush një nga Pikat Referuese Strukturore që dalin si detyra të BQK-së nga dy Marrëveshjet aktuale me Fondin Monetar Ndërkombëtar, si dhe rekomandimeve të dhëna gjatë misionit të FMN në dhjetor 2024, si pjesë e Asistencës Teknike (TA) për Procesin e Rishikimit Mbikëqyrës. Udhërrëfyesi për SREP është përgatitur më mbështetjen e FMN, ku përmes tij BQK ka për qëllim që të përmirësojë sistemin e vlerësimit të rrezikut duke përzgjedhur kriteret përkatëse dhe duke rafinuar udhëzimet për vlerësimin, duke u mbështetur në analizën e rregullt prudenciale të të dhënave dhe për të arritur rezultate më të harmonizuara të vlerësimit të rrezikut. Me këtë, synohet kalimi gradual nga sistemi aktual i vlerësimit CAMELS në SREP, në përputhje me parimet e përcaktuara nga Udhëzimet e Autoritetit Bankar Evropian (EBA), thuhet në njoftimin e këtij institucioni.
Udhërrëfyesi për SREP përshkruan planin për trajnimin e personelit, organizimin e konsultimeve dhe bashkëpunimit me bankat vendore dhe palët e tjera të interesit për SREP, si dhe synon caktimin e një afati orientues për zbatimin e plotë të manualit SREP.
Në fund BQK ka falënderuar FMN për mbështetjen e dhënë për përpilimin e këtij Udhërrëfyesi si dhe asistencat tjera me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të institucionit./Arbresh.info/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...