Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti është takuar me ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica.
Në këtë takim është diskutuar për lehtësimin e qasjes së pensionistëve në marrjen e pensioneve.
Me këtë rast, të dyja palët janë dakorduar për mekanizmat që do t’u mundësojnë të gjithë pensionistëve në Republikën e Kosovës, tërheqjen e pensioneve dhe kryerjen e shërbimeve tjera përmes kartelave bankare.
Këto masa do t’u mundësojnë pensionistëve që të shmangin rrezikun e ekspozimit ndaj Covid-19 dhe rreziqeve tjera shëndetësore përmes pritjeve të gjata nëpër sportele bankare.
Gjithashtu Guvernatori Mehmeti dhe Ministri Reçica u pajtuan për të filluar diskutimin për gjetjen e mundësive për t’i liruar plotësisht pensionistët nga të gjitha tarifat e tanishme që bankat aplikojnë./arbresh.info/
Rama: Vizita në Izrael, gur themeli për marrëdhëniet mes dy ...
Moti me shi, policia del me apel kujdesi për shoferët
Liverpooli bllokon yllin e skuadrës t’i bashkohet Inte...
Iu përkeqësua gjendja, vdes një grua në QKUK
Gjendet pa shenja jete një burrë brenda një objekti në Poduj...
Zhduken dy vajza në Novobërdë