Shkëlzen Jusaj ka thënë se pas sanksioneve në derivate që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë Rusisë, që sonte është ngritur çmimi i naftës në bursën ndërkombëtare.
“Nëse vazhdon kështu me këtë trend mund të shkojë në 300 dollarë për barel. Pra, brenda pak ditësh, çmimi për një litër mund të arrijë në 3.5 euro këtu te ne”, është shprehur Jusaj, njofton Klan Kosova.
“Çmimi për një ton ka shkuar në 90 dollarë. Që nesër çmimi blerës do të jetë rreth 16 cent më i lartë, kurse ai shitës më tepër. Pra nesër një litër naftë këtu mund të jetë mbi 1.80 cent. Brenda dhjetë ditësh, çmimi mund të shkojë në 3.5 euro”.
Jusaj, i cili është drejtor i ‘Petrol Company’, ka theksuar se nëse do të hiqej akciza, atëherë një litër naftë mund të kushtonte rreth një euro.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...