Në Komunën e Gjakovës, janë liruar çmimet e naftës. Çmimi i naftës ka rënë në 1.00 euro, ndërsa çmimi i benzinës është 1.01 euro. Këto çmime janë vetëm në pompën NS-Oil.
Menaxheri i pompës së derivateve, Niki Bajrami, tha se ky çmim është prej datës 21 Dhjetor dhe se i njëjti çmim do të jetë deri në natën e vitit të ri.
“Arsyeja e këtij çmimi është se ne jemi një periudhë të gjatë si pompë e derivateve në Gjakovë dhe se kemi klientët tanë besnik”, tha menaxheri i pompës NS-Oil për KALLXO.com.
Ai theksoi se kualitet e derivateve janë të njëjta pavarësisht çmimeve.
“Edhe nëse pas festave nuk e vazhdojmë aksionin e këtyre çmimeve, prapë se prapë s’besoj që të njëjtin çmim do e rrisim shumë”- tha për KALLXO.com Niki Bajrami.


Ushtarët italianë kryejnë patrullime nëpër Kosovë, KFOR: Me ...
Barcelona ka gati të hap një tjetër pjesë të “Spotify ...
Rritet dogana për makinat e përdorura në Shqipëri, tarifat e...
Tre të lënduar nga aksidenti mes dy veturash në Vushtrri
Ushtria izraelite thotë se vrau një anëtar të Forcës Quds të...
Ambasadori francez: Kosovës i duhet qeveri me të cilën mund ...