Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj gjatë qëndrimit në Maqedoni, ku ka marrë pjesë në Samitin Digjital, ka pasur një varg takimesh të rëndësishme. Ministri Beqaj në Shkup ka takuar ministrin e Shoqërisë Informative dhe Administratës Damjan Mançevski, me tw cilin ka diskutuar për rëndësinë e ekonomisë digjitale që është bërë faktori më i rëndësishëm për zhvillimin e një vendi, transmeton arbresh.info.
“Kosova do të jetë njëra prej vendeve e cila do të zhvillohet me ritmin më të shpejtë në histori, sepse forca digjitale dhe infrastruktura socio-ekonomike do të lejojë që çdo person, çdo ndërmarrës, të realizojë potencialin e tij intelektual dhe krijues”, theksoi Beqaj.
Të dy ministrat dhe zyrtarë të tjerë rajonal dhe të BE-së, kanë marrë pjesë në hapjen zyrtare të Panairin Digjital EXPO, ku ishin të pranishëm edhe shumë ndërmarrës dhe start-up nga Kosova.
Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj gjatë pjesëmarrjes në Samitin Digjital në Shkup ka takuar komisionerën e BE-së për Ekonominë Digjitale, Mariya Gabriel, me të cilën ka bashkëbiseduar për ndërtimin e shoqërisë dhe ekonomisë digjitale në Kosovë.
Në Samitin e parë digjital për Ballkanin Perëndimor po marrin pjesë kryeministrat e Qeverive të Ballkanit perëndimor, ministrat përgjegjës për agjendën digjitale nga vendet e rajonit dhe vendet anëtare të BE-së, të cilat marrin pjesë në Procesin e Berlinit, Komisioni Evropian dhe nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC)./arbresh.info/
Ishulli grek ofron akomodim falas për ata që kujdesen për ma...
Rinia e PDK-së zhvillon sot aksion simbolik para ndërtesës s...
MPB lanson linjën 0800 pa pagesë për Ligjin për të Huajt dhe...
Tragjedi në një familje shqiptare në Itali: Katër anëtarë hu...
Prokuroria e Pejës paralajmëron intervistimin e mbi 200 komi...
Moti për sot në Shqipëri me reshje shiu të dendura, borë në ...