Diaspora e Kosovës gjatë vizitave në vendlindje,në pikat kufitare paguajnë rreth 7 milion euro në vit për kartonin e gjelbër. Në mungesë të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Byrove të Kartonit të Gjelbër, bashkatdhetarët tanë do të vazhdojnë të paguajnë këtë polisë edhe sivjet.
Në lidhje me shumën totale që paguhet, për EkonomiaSot, Blerim Pushkolli, drejtor në Byronë Kosovarë të Sigurimeve ka deklaruar:
“Të hyrat nga primet e sigurimeve, të cilat për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2016 janë në vlerë prej 7 Mil (pa tvsh). Edhe për vitin 2017 është vlera përafërsisht e njëjtë e shitjes”.
Sipas tij arsyet për pagesën e kësaj polise të sigurimit janë se Kosova nuk është anëtare e Këshillit të Byrove të Kartonit të Gjelbër. Ai thotë se për Kartonin e Gjelbër nuk paguajnë qytetarët nga Maqedonia, Serbia dhe Shqipëria pasi Kosova ka të nënshkruar memorandum për njohje reciproke të Kartonit të Gjelbër me këto shtete.
Pushkolli thotë se “Mbi 5 mil. euro janë paguar dëme gjatë vitit 2016 ndërsa shpenzimet administrative dhe operative kanë qenë rreth 2 mil. euro. Gjithashtu në vitin 2017 janë paguar dëme, mbi 5 mil. ndërsa shpenzimet operative gjate vitit 2017 kane qenë rreth 2 Mil”.
Polisa e sigurimit kufitar ndërlidhet me sigurimin e detyrueshëm për automjete motorike të palës së tretë në kufij të territorit të Kosovës për shoferët e automjeteve me regjistrime të huaja që nuk posedojnë një sigurim të tillë./EkonomiaSot
Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...