Banorët e lagjes Brigada 153 në Hajvali prej ditësh po përballen me reduktim të rrymës nga tre faza në një, duke pësuar dëme dhe vështirësi serioze në jetën e përditshme, ndërsa reagimi nga KEDS mungon plotësisht.
Ankesat kanë mbërritur në redaksinë e Arbresh.info, ku qytetarët thonë se problemi po zgjat mbi 10 ditë.
Pavarësisht shqetësimeve të vazhdueshme të banorëve, KEDS duket se ka zgjedhur heshtjen, duke mos ofruar asnjë sqarim apo zgjidhje për një problem që po u kushton qytetarëve para dhe normalitet.
Arbresh.info ka kontaktuar KEDS-in lidhur me këtë çështje, por deri në publikimin e lajmit nuk ka marrë përgjigje.
Teksa banorët e Hajvalisë vazhdojnë të jenë pa rrymë dhe të përballen me dëmet që po ua shkakton mungesa e rrymës/Arbresh.info
Mbi 11 milionë euro investime, Vitia tregon transformimin e ...
Pensionohet koloneli i FSK-së Sefer Shyti, Maqedonci e dekor...
E trishtë/ Gjendet pa shenja jete një burrë në Prishtinë
FSK realizon Forumin e Nënoficerëve
Alba largohet përkohësisht nga Big Brother VIP Kosova, ndodh...
Balla: Sa herë Kosova ka festë, Saliu e bën një dëm në Shqip...