Banka Ekonomike sot ka hapur edhe një degë të saj në qytetin e Obiliqit.
Dega, objekti i së cilës gjendet përballë komunës së qytetit është përuruat në një ceremoni solemne, shkruan arbresh.info.
Drejtori i Bankës Ekonomike, Fatos Krasniqi ka thënë se hapja e kësaj dege është dëshmi e angazhimit të bankës.
“Hapja e kësaj dege se Banka Ekonomikë është ne angazhim të vazhdueshëm si një partner financiar dhe ekonomik në Kosovë, bankë inventive dhe bankë që qëndron pranë klientit të saj”, ka thënë ai.
Krasniqi ka shtuar gjithashtu se Banka Ekonomikë ka 100% kapital vendor.
“Si një bankë kosovare me kapital 100% vendor me ngjyrat tona të kuqe dhe të zeza, i sigurojmë të gjithë se do të jemi të përkushtuar për vendin tonë të cilit i përkasim. Guximi, tradicionalja dhe krenaria janë emocionet për kërkohen për këtë flamur magjepsës”, ka thënë ai.
Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi.
Ndryshe javën që lamë pas Banka Ekonomike ka hapur edhe dy degë të reja, një në qytetin e Ferizajt dhe tjetrën dhe Kaçanik./arbresh.info/

Prattipati: Rugova i mësoi botës se guximi e dinjiteti, janë...
Ambasadori francez: Rugova, burrështetas vizionar, arkitekt ...
“Drejtësi, jo politikë”, protestë paqësore, më 17 shkurt në ...
Donald Trump arrin në Davos
Kamioni doli nga rruga dhe ra në greminë, shtetasi i Kosovës...
Sllamniku rrezikon 30 ditë paraburgim, dorëzohet kërkesa në ...