Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se të hyrat buxhetore nuk janë rritur, dhe po ashtu pati kritika se në këtë Projektligj nuk është paraparë buxhet për ministrinë e Arsimit.
Këto komente Bajrami i ka bërë ne seancën e Kuvendit ku po shqyrtohe6t Projektbuxheti i 2021, raporton arbresh.info
“Me rishikim të buxhetit të hyrat janë rritur 62 milionë dhe është e natyrshme që situata me pandeminë ka qenë e pamundshme me parashikua hyrje të buxhetit. E dimë që ekonomia ka qenë e mbyllur. Ky rishikim nuk reflekton programin qeverisës. Nuk është paraparë buxhet te Ministria e Arsimit. 73 milionë më pak investime kapitale. Të thuash se të hyrat buxhetore janë rritur është e pasaktë. Deri më tani kemi dhjetëra tenderë që po nënshkruhet nga Liburn Aliu dhe Hysen Durmishi dhe kur keni qenë në opozitë kontrata të tilla i keni quajtur korrupsion. Te pakoja e rimëkëmbjes fondet nuk janë askund. Nuk po shohim hapa për implementimin e pakos. A po i ruani 420 milionët. Asnjë masë nuk e kemi parë për rimëkëmbje vetëm për gastronominë”, tha Bajrami./arbresh.info/
Trump paralajmëron udhëheqësit e Venezuelës: “Bashkëpunoni” ...
Sali Berisha në SPAK/ Dosja “Partizani”, paraqitet për masën...
Konfiskohen 182 fishekë në Zhakovë të Istogut, arrestohen pe...
Juventusi ka dy sulmues në listë, njëri nga ta i bashkohet n...
Ky është burgu ku mbahet Nicolas Maduro
Mbi 2 mijë e 200 gjoba trafiku e 52 aksidente brenda 24-orëv...