Administrata Tatimore e Kosovës ka publikuar listat e bizneseve që u jenë aprovuar kërkesat për lirime të TVSH-së në importim të mallrave për lëndë të parë dhe pajisje të teknologjisë informative.
ATK thotë se përmes udhëzimit administrativ, janë përcaktuar kushtet dhe detajet tjera për mënyrën e realizimit të këtyre të drejtave ligjore.
“Përmes kërkesës së tatimpaguesit (aplikacionit), e cila duhet të shkarkohet nga ëeb- faqja e ATK-së, si dhe dokumenteve tjera të duhura që duhet t’i bashkëngjitën, komisioni i ATK-së i autorizuar për këto lirime do t’i shqyrtojë këto kërkesa brenda 15 ditëve nga dita e pranimit të saj”, thuhet në njoftimin e ATK-së.
ATK thotë se bazuar në dokumentin e aprovimit për lirim nga TVSH të lëshuar nga ATK, Dogana do të lirojë mallrat nga TVSH-ja me rastin e importimit.





Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...