Pas njoftimit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), për anulimin e konkursit në këtë ndërmarrje, ka reaguar nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka reaguar duke thënë se anulimi i sotëm i konkursit të KEK-ut është efekti i parë që po e jep themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar i iniciuar nga PDK me mbështetjen e deputetëve të opozitës, për hetimin e krizës së energjisë.
“Rezultatet e themelimit të Komisionit Hetimor Parlamentar tashmë po vërehen. Vetëm një ditë pas themelimit të komisionit, KEK-u anuloi konkursin përmes së cilit u punësuan shumë militantë të VV-së”, tha Çitaku./arbresh.info/
LEXO EDHE
U raportua për punësime të paligjshme, KEK-u anulon konkursin – Arbresh.info
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...