Sot do të nis zbatimi i fondit 5 milionësh për bizneset.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se nga ky fond do të përfitoj çdo biznes i cili ka qarkullim deri në 50 mijë euro në vit e që ka pësuar humbje nga pandemia COVID-19, shkruan Arbresh.info.
“Fondi i bizneseve prej 5 milion eurosh do të filloj zbatimin prej sot. Çdo biznes i cili ka qarkullim deri në 50,000 euro në vit e që ka pësuar humbje nga pandemia do të mund të aplikojë për ndihmë në formë granti nga Komuna e Prishtinës”, ka shkruar Ahmeti.
Ahmeti ka publikuar dhe vegzën për aplikim për të plotësuar të dhënat.
Vegëza: https://granteekonomike.prishtinaonline.com/
Ndihma është e targetuar dhe është për bizneset e vogla.
“Në momentin që aplikoni, sistemi do të bëjë lidhjen me të dhënat e Administratës Tatimore, për ta lehtësuar edhe formularin në mënyrë që mos të humbet kohë në mbushjen e të dhënave. Taksat e juaja janë paratë tuaja, dhe përdoren për ju”, shkruan Ahmeti.

Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...