Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve përfituese të grantit për bizneset e prekura nga COVID-19 që ta dorëzojnë dokumentacionin e plotësuar.
“Të gjitha bizneset përfituese të grantit për bizneset e prekura nga #covid19 e kanë obligative t’i dorëzojnë të fotokopjuara qartë e të plotësojnë dokumentacionin duke dorëzuar: – Letërnjoftimin valid, kopje në të dy anët, – Konfirmimin e llogarisë bankare në emër të biznesit – Certifikatën e re të biznesit (që ka numrin unik identifikues ku fillon me nr81 dhe është 9 shifror. Dokumentacioni do të dorëzohet në sportelet në katin përdhese të ndërtesës së vjetër të Komunës”, thuhet në njoftimin e Ahmetit.
“Në mënyrë që të shmangim tollovitë dhe respektojmë masat mbrojtëse për #covid19, bizneset do të duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar sipas orarit të caktuar në linkun më poshtë, në të kundërtën nuk mund ta bëjmë pranimin e dokumenteve. Për pranim do të përkujdeset ekipi i zyrtarëve komunalë!”, ka njoftuar Ahmeti.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...