Shpend Ahmeti ka thënë se jemi shumë vonë me intervenimin ekonomik.
Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti mendon se Kosova është vonuar në intervenimin ekonomik pas izolimit për shkak të pandemisë Covid-19.
“0 (zero) raste në Pr! Shumë vonë jemi me intervenimin ekonomik! Nuk do të na duhen partitë në qoftë se humben mbi 50 mijë vende të punës. Sic do të thoshte Bill Clinton “its the economy s…” #rihapja#ekonomia ”, shkroi Ahmeti në Facebook.
I pari i Prishtinës i cili edhe më parë ka kërkuar riphajpen e bizneseve mendon se për të intervenuar në ekonomi nuk do të duhej domosdoshmërisht të pritej rihapja e plotë e vendit.
“Intervenimi ekonomik nuk ka nevoje me prit rihapjen”, thotë Ahmeti, duke iu përgjigjur qytetarëve.
“Nuk mendoj qe kjo qeveri duhet me qënë letargjike në ekonomi. Nuk ka të bëj kjo me inati, vetëm me mirëqeniës e qytetareve të Pr e të Kosovës. E meqenëse unë jam kryetar i Pr, mua më bën përgjegjës heshtja për mosmbrojtjen e interesave të qytetarëve të komunës tonë – minimalisht Prishtina”, thotë Ahmeti./orainfo/
OVL e UÇK-së mbështet protestën në Shkup: Dinjiteti shqiptar...
Gjendja e Lamal nuk është ende mirë: Nuk do të prekë top me ...
Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dër...
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...