Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti iu ka bërë thirrje të gjitha bizneseve përfituese të grantit për bizneset e prekura nga #covid19 që të dorëzojnë të dokumentacionet e plotësuara për përfitim të këtyre granteve.
“Të gjitha bizneset përfituese të grantit për bizneset e prekura nga #covid19 e kanë obligative të i dorëzojnë të fotokopjuara qartë e të e plotësojnë dokumentacionin duke dorëzuar: – Leternjoftimin valid, kopje në të dy anët, – Konfirmimin e llogarisë bankare në emër të biznesit – Certifikatën e re të biznesit (që ka numrin unik identifikues ku fillon me nr81 dhe është 9 shifror. Dokumentacioni do të dorëzohet në sportelet në katin përdhese të ndërtesës së vjetër të Komunës. Në mënyrë që të shmangim tollovitë dhe respektojmë masat mbrojtëse për #covid19, bizneset do të duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar sipas orarit të caktuar në linkun më poshtë në të kundërtën nuk mund t’a bëjmë pranimin e dokumenteve. Për pranim do të përkujdeset ekipi i zyrtarëve komunal!”, ka njoftuar kryetari Ahmeti./arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...