Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e rradhës.
Në këtë mbledhje është miratuar aprovimi i pagesës shtesë prej 100 euro për përfituesit e skemës pensionale për muajin nëntor.
Qeveria mori vendim për ndarjen e mbi 36 milionë euro për përfituesit e skemave sociale dhe pensionale, shkruan arbresh.info.
Me anё tё kёtij vendimi, përfituesit e skemave pensionale nё muajin nëntor do tё përfitojnë nga 100 euro shtesё mbi pensionin e rregullt dhe shtesёn aktuale. Nё anёn tjetër, përfituesit e skemave sociale nё muajt nёntor dhe dhjetor do tё pёrfitojnё dyfishin e pagesës sё rregullt dhe shtesёs aktuale, shtesё e cila gjithashtu aplikohet si pjesё e masёs 3.2 tё Pakos sё Ringjalljes Ekonomike.
Gjatё fjalёs sё tij nё Mbledhjen e Qeverisё, Ministri Murati theksoi se pёrmes kёtij vendimi mundësohet mbështetja e kategorive mё tё cёnueshme tё shoqёrisё sonё. Mё tutje, kjo masё pёr nga vëllimi i familjeve qё prek ёshtё mё e madhja qё ёshtё miratuar ndonjёherё nё Qeveri, me afërsisht 330 mijё familje qё do tё përfitojnë mbështetje financiare. Pra, njё politikё e tillë prek shumё familje dhe ka njё ndikimin tejet tё madh nё buxhetin familjar./arbresh.info/
Zjarri në resortin e skive në Zvicër që la dhjetëra të vdeku...
Nesër i jepet lamtumira e fundit ish-kryeparlamentarit, Nexh...
Osmani shpreh ngushëllime për viktimat në Zvicër
Kurti: KEK-u po prodhon me kapacitet maksimal
Lufta me Rusinë, Zelensky: Plani i paqes për Ukrainën është ...
Trofe me Napolin, suksese me Kosovën – Viti më i mirë ...