Plotë 40 mijë euro është vlera që Zyra Kombëtare e Auditimit ka parashikuar të shpenzoj që auditivin disa Institucioneve dhe Komunave.
Bëhet fjalë për 22 Institucione të pavarura dhe 3 Komuna.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin për kontratë të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, shkruan arbresh.info.
Por aty nuk tregohet se për cilat institucione dhe komuna bëhet fjalë teksa thuhet se do të bëhet auditimi i PVF për vitin 2020.

Kohëzgjatja e kontratës është 12 muaj ndërsa lloji i procedurës është i hapur.
Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve është data 04.06.2020, e po atë ditë do të bëhet edhe hapja e tyre në zyrën Kombëtare të Auditimi.
Aty thuhet se operatorët ekonomik do të kenë të drejtë të dorëzojnë tenderin, kërkesën për pjesëmarrje dhe dokumentet e tjera të nevojshme apo dosjet të cilat u lejohen gjatë kryerjes së një aktiviteti të prokurimit në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze./arbresh.info/

Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit