Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj, tha për RTKlive se këtë vit është numër më i madh i zyrtarëve publik që nuk kanë deklaruar pasurinë, krahasuar me vitin paraprak.
Ai tha se kemi rreth 10 mijë e 700 zyrtarë publikë që kanë qenë të obliguar për të kryer obligimin.
“Nga ta vetëm 141 nuk e kanë kryer brenda afatit. Fillimisht kemi pas një listë prej rreth 300-ve, kur është pastruar lista, jemi ardhur tek lista prej 141 zyrtarë. Tashmë kemi dërguar kërkesat tek institucionet për pagat e tyre dhe jemi në proces të shqyrtimit të gjobave për këta zyrtarë publikë. Besoj se brenda javës së ardhshme, do të publikojmë edhe listën gjithë këtyre zyrtarëve të cilët nuk e kanë respektuar ligjin, sepse e kemi obligim ligjor që publiku të dijë se kush janë këta zyrtarë që nuk e kanë kryer obligimin”, tha ai.
I pari i APK-së, tha se edhe shqiptimi i gjobave nuk e ndalon procesin e kallëzimit penal në qoftë se këta zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurinë pas afatit shtesë.
‘Për secilin nga ata të cilët nuk e kryen obligimin brenda afatit, përveç ata që kanë ndonjë rrethanë e cila i pamundëson objektivisht mos kryerjen e kësaj detyre, mund të jetë një sëmundje, apo arsyeje tjetër që e pengon, gjitha këto tjerat do të dërgohen në formë të kallëzimeve penale”, ka thënë Buleshkaj.
Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë nga nesër në gre...
Malisheva nis luftën me rriqrat, dezinsekton zonat ku mund t...
Aksident i rëndë me 6 të lënduar në Doberllukë të Vushtrrisë
Aksident me fatalitet në Koshare të Ferizajt, një i vdekur
Pamje nga vetaksidenti tragjik në Dollc të Klinës, shoferi n...
Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së nga Jabllanica e Madh...