Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Rexhepi ka pritur sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Kryetari Rexhepi e njoftoi ambasadorin Hargreaves me rolin dhe kompetencat e Gjykatës Supreme si dhe me reformat aktuale në sistemin gjyqësor. Ai bëri me dije për ambasadorin britanik, qëllimin e kësaj reforme që përfshinë rritjen e llogaridhënies dhe vlerësimin e drejtë të performancës së gjyqtarëve duke u mbështetur në cilësi dhe jo në sasi të lëndëve të kryera. Duke rritur cilësinë, sipas kreut të Supremes, zvogëlohen rastet e kthyera në rigjykim dhe rrjedhimisht rritet besimi i publikut dhe kënaqshmëria e palëve me punën e sistemit gjyqësor.
Në anën tjetër ambasadori Hargreaves vlerësoi lartë performancën e sistemit gjyqësor, duke e cilësuar sistem të avancuar, dhe i cili, sipas tij, ka përparuar për një kohë të shkurtër. Ai shprehu kënaqësinë që Britania e Madhe ka dhënë kontribut në këtë rrugëtim të përbashkët.
Po ashtu, kreu i Supremes shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe për sistemin gjyqësor dhe Gjykatën Supreme në veçanti, përmes projekteve si ai me WBROL-i, realizimi i të cilave ka ndihmuar në arritjen e objektivave të gjyqësorit.
Bashkëbiseduesit ranë dakord që ky partneritet të thellohet tutje përmes projekteve dhe shkëmbimit të përvojave profesionale.
Real Madridi po përgatit një ofertë prej 100 milionë eurosh ...
Presidenti i Finlandës uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë
Kurti: “Shtëpia e Verdhë” s’ka ekzistuar kurrë si vend për t...
Netanyahu kërkon rezultate të shpejta/ SHBA dhe Izraeli, qën...
Presidentja Osmani do të marrë pjesë në takimin inaugurues t...
Dogana zbulon 40 tonerë të padeklaruar në Vërmicë, vlera rre...