Në Vinicë është zbuluar një grup që ilegalisht ka shitur teste për COVID-19.
Këtë e ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, i cili në Facebook shkruan se MPB në koordinim me institucionet tjera do t’i sanksionojë dukuritë e tilla, siç është rasti në Vinicë.
Ai apelon deri te qytetarët t’u besojnë dhe t’u drejtohen vetëm personave të autorizuar mjekësor, të cilët janë mjekët amë ose epidemiologë të institutit ose qendrës për shëndet publik dhe të mos bëjnë mashtrime të tilla.
“Vetëm kështu së bashku do të kontribuojmë për ballafaqim me coronavirusin”, thotë ministri Spasovski.
Të shtëna në Podujevë, një person terrorizon qytetin me kall...
Arrestohet një inspektor i punës nën dyshimin për ryshfet
Policia arreston të dyshuarin për gjuajtje me armë në Poduje...
Paz flet për të ardhmen tek Reali
“Po s’fitove do kesh probleme”, Limi e paralajmëron Albën
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...