Një studim i mjekëve Genc Sulçebe dhe Alban Ylli ka nxjerrë të dhëna interesante për pandeminë në Shqipëri. Pas testimeve serologjike të kryera në grupe të caktuara në popullatën e kryeqytetit rezultoi se vetëm 6-7% e tyre e kanë kaluar koronavirusin.
Epidemiologu Alban Ylli tha për A2 se “jemi larg imunitetit kolektiv dhe me pozitivitet më të ulët krahasuar me vendet e tjera”.
Virusi do të vijojë përhapjen gjatë verës dhe në shifra më të shtuara se aktualisht. Epidemiologu Ylli propozon frenimin e hapjes së mëtejshme, vendosjen e masave drastike deri dhe në shtyrjen e vitit të ri shkollor, në varësi të ecurisë së sëmundjes.
Eksperti i Institutit të Shëndetit Publik është kritik ndaj qytetarëve në lidhje me mosrespektimin e masave. Ai kërkon ndërgjegjësimin e popullatës për t’u përshtatur me këtë normalitete të ri që nuk dihet sa do të zgjasë deri në daljen e vaksinës.
Nga testimi i kryer në popullatën e Tiranës u vunë re diferenca të përhapjes së virusit edhe brenda zonave. Lagjja pranë Poliklinikës 9 në rrugën e Kavajës, zona e “Pazarit te Ri” dhe ajo pranë rrugës “Siri Kodra” rezultuan me numrin më të lartë të personave pozitive nga Covid-19.
Ndërsa zona pranë sheshit “Willson”, lagjja poshtë Liqenit Artificial dhe Lapraka kishin numër më të ulët të infektuarish./lapsi.al/
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë