Lëvizja Vetëvendosje kanë kërkuar që Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe UD Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK’së, Valbon Krasniqi të raportojnë në komisionin parlamentar për Shëndetësi.
Vetëvendosja ka thënë se që nga data 7 korrik kanë bërë kërkesë zyrtare për raportim të Ministrit të Shëndetësisë por që ai nuk është përgjigjur.
“Prej datës 7 korrik deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Komisionin parlamentar për Shëndetësi kanë bërë kërkesën zyrtare për raportim të MInistrit të Shëndetësisë lidhur me situatën e pandemisë. Ende sot Ministri nuk i është përgjigjur kësaj kërkesë. Në mbledhjen e sotme deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! e ripërsëritën këtë kërkesë pas rifillimit të punës së këtij Komisioni duke qenë se më herët ka qenë e pamundur për shkak të shëndetëtit të anëtarëve dhe kryetares së Komisionit. Kësaj kërkese deputetët nga Grupi i VETËVENDOSJE!-s i shtuan dhe kërkesën për raportim të UD Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së”, thuhet në reagim.


Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve
LDK-ja mbi 224 mijë euro shpenzime për tre muaj, 30 mijë vet...