Policia e Shtetit ka gjobitur mbrëmjen e sotme kreun e Partisë Demokratike në qarkun e Kukësit, Arif Rexhmati.
Rexhmati ka marrë një masë administrative prej 50 milionë lekësh të vjetra për thyerje të rregullave të pandemisë, raporton laspsi.al, transmeton portali arbresh.info
Lajmin e ka bërë me dije vetë Rexhmati në një postim në Facebook ku shkruan se kjo masë ndaj tij është marrë pa asnjë provë.
“Jo vetem qe masa administrative eshte e absurde, pa asnje baze dhe prove te konstatuar ligjerisht, por jane edhe te manget ne njohurite e hartimit te nje shkrese zyrtare: Per “denimin” tim duhet te ankohet pronari i lokalit qe kam pire kafe une!!! Ah se per pak harrova , edhe ankesen kunder ketij vendimi absurd nuk ta mbajne, se nuk kane personel, ndaj jemi te detyruar ta leme tek sporteli i pritjes se qytetareve tek DVP Kukes”, shkruan kreu i PD në Kukës.
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...