Në klinikën e Pulmologjisë në Prishtinë, numri i pacientëve të shtirë për momentin është 40, prej tyre me COVID negativ janë 35 pacientëd dhe pesë pacientë janë në pritje të konfirmimit për rezultatin, ndërsa me oksigjenoterapi janë rreth 30.
Këto për Klan Kosova i bëri të ditur mjeku kujdestar, Vllaznim Luzha, i cili shtoi se kanë një shtim të dukshëm të numrit të pacientëve që shkojnë për t’u vizituar në ambulantën specialistike të kësaj klinike, që tregon se numri i pacientëve është rritur.
Megjithatë, sipas tij, momentalisht kanë ende shtretër të lirë në rast se paraqitet nevoja për hospitalizime të tjera.
“Kemi edhe pacientë të cilët janë të vaksinuar, por janë më pak. Mirëpo apeli është që të vaksinohen, sepse pacientët që kanë qenë të vaksinuar me të dyja dozat, format manifestive të sëmundjes janë shumë më të lehta”.
“Klinika e Pulmologjisë ka oksigjen të mjaftueshëm, dhe pas renovimit të të dyja reparteve, ata janë me sistem qendror të oksigjenimit te të gjitha dhomat, kështu që nuk kemi më nevojë për bombola se pacientët janë të kyçur direkt në sistemin qendror”, sqaroi Luzha.
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...