Sipas një studimi italian, infeksionet me koronavirus kanë rënë me 80% që pas marrjes së dozës së parë të vaksinave.
Studimi i parë i tillë nga një vend i Bashkimit Europian mbi ndikimin në botën reale të fushatës së tij të imunizimit u krye nga Instituti Kombëtar i Shëndetit (ISS) i Italisë dhe Ministria e Shëndetësisë në 13.7 milion njerëz të vaksinuar në të gjithë vendin, transmeton portali arbresh.info
Shkencëtarët filluan të studiojnë të dhëna nga dita kur filloi fushata e vaksinimit në Itali, në 27 dhjetor 2020, deri më 3 maj 2021.
Analiza tregoi se rreziku i infektimit me SARS-CoV-2, shtrimi në spital dhe vdekja u ul progresivisht pas dy javëve të para pas vaksinimit fillestar, shkruan Reuters.
“Që nga 35 ditë pas dozës së parë, ka një ulje 80% të infeksioneve, 90% ulje në shtrime në spital dhe 95% ulje të vdekjeve,” tha Silvio Brusaferro, autor i studimit.
Midis gati 14 milion njerëzve të përfshirë në studimin italian, 95% e atyre që kishin marrë Pfizer dhe Moderna kishin përfunduar ciklin e vaksinës, ndërsa asnjë nga ata që iu dhanë AstraZeneca nuk kishte marrë një dozë të dytë.
Italia ka qenë një ndër vendet e para në Europë që u godit nga pandemia e koronavirusit dhe që u izolua plotësisht./arbresh.info/
Asllani, Rashica e Muçi më të bashkuar se kurrë, darkojnë së...
“Mike e madhe e Kosovës”, Osmani i ndan Medaljen Presidencia...
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me urdhërar...
Prishtina merr një goditje të rëndë, Don Polloshka humb sezo...
“Objektivi ynë është ta fitojmë Ligën e KampionëveR...
Zyrtarë amerikanë dhe iranianë do të zhvillojnë bisedime të ...