Kryeministri teknik, Oliver Spasovski informon opinionin se ka rezultuar negativ edhe në testin e dytë për coronavirus.
“Sot kam marrë rezultatin e testit të dytë për coronavirus, dhe është negativ. Është shumë e rëndësishme që të gjithë ne t’i zbatojmë plotësisht masat dhe rekomandimet. Secili prej nesh mund të kontribuojë në shëndetin publik, në mënyrë që së shpejti të mund ta kthejmë jetën në normalitet. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen.” shkruan Spasovski në profilin e tij në Facebook.
Më herët edhe Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe informoi se edhe në testin e dytë ishte negativ për coronavirus, me çka i ka mbaruar edhe izolimi 14-ditorë.
Mungesa e karburantit, BE u bën thirrje turistëve: Mos i anu...
Goditje varësie nga gazi rus – SHBA synon forcimin e marrëdh...
Zotëriu i Parë në detyrë godet Vjosa Osmanin: Fotoja e Rugov...
KQZ në pritje të vendimit për datën e zgjedhjeve
Shqetësuese: Më shumë se dy të tretat e fëmijëve nën dy vjeç...
Tragjike në Pejë: Një person humb jetën në vendin e punës