Sot nis vaksinimi masiv kundër COVID-19

08:52 | 5 Prill 2021

Në sallën “Boris Trajkovski” sot pritet të nis vaksinimi masiv kundër Covid-19 në Maqedoninë e Veriut. Për sot është paraparë vaksinimi i 3000 qytetarëve me vaksinën ruse Sputnik V.

Në këtë fazë do të vaksinohen personat që bëjnë pjesë në profesionet e rrezikuara nga sëmundja Covid-19- të punësuar në MPB, në Armatë, gazetarë, vozitës të autobusit, zjarrfikës, të punësuara në çerdhe, të punësuar në pika pagesore, etj.

Sipas planit, imunizimi me 20 mijë vaksina Sputnik V, të cilat janë donacion nga Serbia, do të realizohet në 48 pika të vaksinimit.

Puna e personelit mjekësorë në sallën “Boris Trajkovski” do të organizohen dy turne me nga 20 infermiere dhe dy mjekë.

Procesi i imunizimit kundër coronavirusit në vendin tonë ka nisur me 16 shkurt, me vaksinimin e punonjësve shëndetësorë. Deri më tani janë vaksinuar 7005 punonjës shëndetësorë.

Mbi 4000 kanë pranuar vaksinën e kompanisë Pfizer. Besohet se rreth 10 mijë qytetarë tanë kanë shfrytëzuar mundësinë për t`u vaksinuar në Serbi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara