Shtatë qytetarë kanë vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit njofton Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë.
Në 24 orët e fundit janë kryer 3,956 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1001 qytetarë, në këto bashki: 394 në Tiranë, 57 në Krujë, 54 në Fier, 53 në Vlorë, 45 në Berat, 39 në Lushnje, 35 në Durrës, 30 në Sarandë, 27 në Shkodër, 25 në Gjirkastër, 24 në Elbasan, 18 në Kamëz, 17 në Kuçovë, 16 në Lezhë, 13 në Tepelenë, 10 në Kurbin, Mallakastër, 9 në Gramsh, 8 në Vorë, Peqin, 7 në Vau i Dejës, Patos, Divjakë, Devoll, Dimal, 6 në Selenicë, Përmet, 5 në Himarë, Delvinë, Korçë, 4 në Tropojë, Memaliaj, Poliçan, 3 në Kukës, Pogradec, Cërrik, Prrenjas, 2 në Malësi e Madhe, Fushë- Arrëz, Mirditë, Kavajë, Këlcyrë, 1 në Pukë, Has, Rrogozhinë, Dibër, Klos, Rroskovec, Konispol, Libohovë, Dropull, Maliq, Skrapar, Belsh, Librazhd.
Janë 16,427 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 128 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 1,803 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 242,445 që nga fillimi i epidemisë./arbresh.info/
Tërnava: Kush i bën keq vendit do të japë përgjegjësi para Z...
Tri ekstradime dhe një transferim i të dënuarve drejt Kosovë...
Real Madridi ka tri opsione për ta përforcuar repartin e mbr...
Abdixhiku uron festën e Bajramit: Uroj që kjo ditë e bekuar ...
Paralajmëron ministri i Jashtëm i Iranit: Britania po merr p...
Eleminohet një tjetër udhëheqës i Iranit, vritet zëdhënësi i...