Shqipëri, 21 infektime të reja me coronavirus

covid19 koronavirus
17:16 | 18 Korrik 2021
A Z

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 2451 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 21 qytetarë në këto bashki: 8 raste në Tiranë, nga 3 raste në Durrës, Elbasan, 2 në Konispol, nga 1 rast në Fier, Lezhë, Vlorë, Sarandë, Cerrik.

Aktualisht janë 156 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë Shqipërinë.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,074 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 21

Të shëruar në 24 orë 2

Të shtruar në spitale 5

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2451

Testime totale 855,993

Raste pozitive 132,686

Raste të shëruara 130,074

Raste Aktive 156

Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 62

Vlorë 17

Elbasan 14

Fier 14

Shkodër 13

Durrës 13

Lezhë 11

Korçë 5

Kukës 5

Gjirokastër 2

Shpërndaje në rrjete sociale