Ka tejkaluar shifrën 580 mijë numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Brazil i cili pas SHBA-së është vendi ku janë shënuar më shumë vdekje nga COVID-19 në botë.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, me 839 vdekje të tjera të regjistruara në 24 orët e fundit bilanci i viktimave në Brazil ka arritur në 580.413.
Numri i rasteve me COVID-19 ka arritur në 20.776.870, me 24.589 raste të reja të regjistruara në 24 orët e fundit ndërkohë numri i të shëruarve në vend është rritur në 19.735.447.
Brazili, me një popullsi mbi 210 milionë banorësh, pas SHBA-së është vendi i dytë në botë për numrin e vdekjeve nga COVID-19 dhe vendi i tretë për sa i përket numrit të rasteve.
Qendra e tregtisë së Brazilit rajoni Sao Paulo me 4.262.684 raste dhe 145.836 vdekje nga COVID-19, është rajoni më i prekur nga pandemia në vend.
Procesi i uljeve dhe rritjeve të rasteve në vend vazhdon edhe pse deri më sot në vend mbi 150 milionë njerëz kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19.
Qarqe të ndryshme në Brazil mendojnë se pandemia është keqmenaxhuar dhe se përgjegjësi i kësaj është presidenti i vendit, Jair Bolsonaro.
Bolsonaro është kritikuar shpesh për shkak të qëndrimeve të tij nënvlerësuese ndaj COVID-19 dhe qëndrimeve kritikuese ndaj masave të marra kundër pandemisë.
Senati i Brazilit më 27 prill formoi një komision për të hetuar qëndrimin për pandeminë të qeverisë Bolsonaro e cila ka ndërruar katër ministra të Shëndetësisë gjatë periudhës së pandemisë dhe nëse ajo ka mbajtur apo jo një qëndrim neglizhues kundër pandemisë. Shumë zyrtarë të shtetit, veçanërisht ish-ministrat e Shëndetësisë kanë dëshmuar në këtë komision./AA/
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...