Ata që marrin vaksinën ruse Sputnik V kundër koronavirusit duhet të abstenojnë nga alkooli për dy muaj, tha shefja e shërbimit rus për mbrojtjen dhe mbikëqyrjen e konsumatorit, Ana Popova.
“Konsumi i alkoolit duhet të ndalet dy javë para imunizimit dhe ata që marrin dozën e parë të vaksinës duhet të abstenojnë nga alkooli për 42 ditët e ardhshme”, tha ajo për mediat ruse, transmeton portal arbresh.info
Popova këshilloi qytetarët të mos pinë duhan para dhe pas vaksinimit, duke paralajmëruar që tymi i duhanit irriton mushkëritë dhe zvogëlon përgjigjen imune.
Dy pacientë bëhen alergjikë pasi morën vaksinën anti-Covid
Sipas “Moscoë Times”, pas paralajmërimit të Popovës, Alexander Ginsberg, kreu i qendrës shtetërore të kërkimit “Gamaleja” është përgjigjur.
Ginsberg tha se, megjithëse nuk duhet të konsumohet alkool para ose pas vaksinimit, “një gotë shampanjë nuk e dëmton askënd”, sipas “Moscoë Times”.
Fushata e vaksinimit të Rusisë filloi këtë fundjavë në Moskë dhe deri më tani, sipas vlerësimeve, rreth 100,000 rusë janë vaksinuar./arbresh.info./
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...