Regjistrohen 36 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

13:40 | 9 Maj 2020

Ministria e Shëndetësisë informon se sot Instituti për Shëndet Publik regjistroi 13 pacientë të shëruar në: Shkup-6, Kumanovë-2, Prilep-1, Tetovë-1, Makedonski Brod-1, Pehçevë-1, Vinicë-1.

Një pacient 58-vjeçar nga Velesi ndërroi jetë në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup, i shtruar në klinikë një javë më parë me një formë të rëndë të sëmundjes, i cili ishte në respirator që nga 6 maji.

Në 24 orët e kaluara janë realizuar 411 testime, ndërsa janë konfirmuar 36 raste të reja me Covid-19. Sipas qyteteve në: Shkup-7, Kumanovë-4, Prilep-4, Tetovë-12, Veles-6, Gostivar-1, Pehçevë-1 dhe Berovë-1.

Sipas kësaj, numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuar në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 1.622, numri i pacientëve të shëruar është 1.112, numri i vdekjeve është 91, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 419.

 

Lajmet më të lexuara